AKB kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike

Ekonomi

AKB kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike

Nga: M.H. Më: 26 janar 2022 Në ora: 14:59
AKB

Ekonomia në Kosovë po vazhdon të jetë e rënduar.

Përveç keqqeverisjes për 20 vite tashmë pandemia ka rënduar edhe më shumë ekonominë e vendit duke marr kohë këndellja nga kjo gjendje.

Mirëpo një nga temat tashmë më të rënda për ekonominë është shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.

Sipas tij nëse Kosova do të kishte marrë parasysh paralajmërimin e shtetit amerikan, atëhere nuk do të ishim në këtë gjendje që jemi tani.

Ai shton se qeveria Kurti do të duhej të kishte punuar më shumë në këtë drejtim.

Ne kemi qenë kundër rritjes së çmimeve të energjisë elektrike për arsye të mungesës së strategjisë së Qeverisë së vendit, e cila ka pasur mundësi të parakontraktoj energji elektrike në kohën kur ka qenë e lirë, e këtë ka mundur ta bëjë para ardhjes së vjeshtes. Kur shteti amerikan e ka paralajmëruar krizën e energjisë elektrike në Ballkan, Kosova e ka neglizhuar këtë, nuk e kanë marrë të vërtetë dhe tashmë kemi një gjendje ku qytetari dhe bizneset duhet të kenë energji elektrike dhe qeveria duhet të subvencionoj dhe duhet të blejë me çmime të larta dhe neve na dhimbsen mjetet që janë shpenzuar që nga pas lufta vetëm për import të energjisë elektrike. Por, ky është keqmenaxhim në mungesë të strategjive nga qeveritë e vendit. Ne mund ta rrisim sa të duam buxhetin e vendit, mirëpo nëse Qeveria e vendit nuk di ta menaxhoj prapë jemi në të njëjtën gjendje.

Keqpërdorim tjetër është edhe ikja e investitorëve të jashtëm dhe investitorëve të vendit. Ne në vitin e kaluar kemi pasur ikje të tre investitorëve të fuqishëm. Por, në mungesë të gatishmërisë së shtetit për t’i dhënë leje kanë ikur ata. Janë investitorët amerikanë për gazsjellësin, investitori francez që ka dashur të investojë në Qyqavicën e Vushtrisë, ishte një investitor gjerman i interesuar në Podujevë, të gjitha këto janë dobësi dhe përgjegjësi e insitucionëve shtetërore të Kosovës”, u shpreh Shahini për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat