Bordi i AKP-së mbajti mbledhjen e radhës

Ekonomi

Bordi i AKP-së mbajti mbledhjen e radhës

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:50
AKP

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua nga menaxhmenti lidhur me rrjedhën e punës dhe zhvillimet e fundit në agjenci.

Në një komunikatë për media thuhet se Bordi u informua lidhur me historikun e asetit të ndërmarrjes shoqërore Jugopetrol në “Lakrishte” dhe ka vlerësuar se në këtë periudhë përcaktimi i vijës kufizuese nuk është në kuadër të prioriteteve të AKP-së.

Bordi i Drejtorëve miratoi transferimin pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Komuna e Prishtinës të Shtëpisë së Re të Mallrave, aset i ndërmarrjes shoqërore Gërmia, toka e NSH Slloga Prishtinë dhe një numër ngastrash kadastrale të NSH IMN Prishtinë.

Gjithashtu miratoi transferimin pronësor, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria e Kosovës të pronës së objekteve “Pallati i Mediave” Rilindja (NSH të ndryshme), Toka e NSH Drithnaja (Zhitopromet); lokali “Barnatorja e Qytetit” Prishtinë; prona, toka dhe objekti i NSH “Banka e Lubjanës” dhe një pjese e objektit së NSH “Metal Holding”.

Bordi diskutoi dhe miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit për rritje të buxhetit për ndërmarrjet Amortizatorët Prishtinë; DLB Lavertari-Blegtori Prizren dhe Unimont Prizren, si dhe miratoi amendamentimin e marrëveshjes për kompensimin e shpenzimeve për BSPK-në. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat