Qeveria kufizon me vendim rritjen e çmimit të naftës

Ekonomi

Qeveria kufizon me vendim rritjen e çmimit të naftës

Më: 2 mars 2022 Në ora: 00:13
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione kufizuese për rritjen e çmimit te naftës.

Kompanitë e naftës nuk mund të fitojnë më shumë se sa 6 përqind, kjo masë nuk e ndalon rritjen e çmimit, por i kufizon kompanitë që të fitojnë më shumë se sa gjashtë përqind në shitje të derivateve të naftës.

Në pajtim me nenin 17 dhe 19 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës nr 09/2011, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur 1 mas 2022 mori këto vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të mbrojtës së konsumatorëve nga lëvizjet e mëdha të çmimeve dhe eliminimit të çrregullimeve në treg me naftë dhe derivate të naftës në Republikën e Kosovës përcakton çmimet shitëse maksimale si në vijim:

Vendimi

1.1 Te shitësit me shumicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes

1.2 Te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes

Image
Vendimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat