Instituti GAP: Nga 2016-ta komunat paguan 34 milionë euro si pasojë e vendimeve gjyqësore

Ekonomi

Instituti GAP: Nga 2016-ta komunat paguan 34 milionë euro si pasojë e vendimeve gjyqësore

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:03
Bekim Salihu

Instituti GAP ka prezantuar të gjeturat e raportit “Sfidat e komunave në menaxhimin e investimeve, shpenzimeve, të hyrave dhe pronave”, me ç’rast u tha se vetëm në vitin 2019 dhe 2020, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht departamenti i Thesarit ka ekzekutuar 18 milionë euro nga buxhetet e komunave të cilat para u janë dedikuar palëve të jashtme të cilët janë ankimuar në raport me komunat.

Bekim Salihu, nga Instituti GAP, ka thënë se vlera e obligimeve të papaguara ka shënuar rritje nga viti në vit. Ai ka thënë se ka komuna në Kosovë që më shumë ka paguar shpenzime administrative sesa ka realizuar të hyra.  

Në vitin 2016 kanë qenë gjithsej 15 milionë euro që janë faturat e papaguara që i kanë pasur komunat ndaj operatorëve privat, ndërsa në vitin 2020, kjo vlerë ka shkuar në 34 milionë euro. Edhe në rastin e obligimeve kontigjente edhe në rastin e obligimeve të papaguara, përmbaruesit dhe gjykatat nxjerrin vendime që pastaj ekzekutohen nga Ministria e financave, Punës dhe Trasnfereve, nëpërmjet Departamentit të Thesarit. Në vitin 2019 dhe 2020, MF përkatësisht departamenti i Thesarit ka ekzekutuar 18 milionë euro nga buxhetet e komunave të cilat para u janë dedikuar palëve të jashtme të cilët janë ankimuar në raport me komunat”, ka thënë Salihu.

Përveç këtyre miliona euro, janë ekzekutuar edhe 2. 1 milionë euro si pasojë e shpenzimeve procedurale. Për vetëm 2 vite kanë paguar kosto në raporto me Gjykatat dhe përmbaruesit. Ka komuna që ka paguar më shumë shpenzime administrative sesa ka realizuar të hyra”, ka thënë tutje Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat