Trusti ka një lajm të keq për qytetarët!

Ekonomi

Trusti ka një lajm të keq për qytetarët!

Më: 15 mars 2022 Në ora: 11:26
BQK

Investimet në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), kanë njohur një rënie rreth 4%, si pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të efekteve negative të pandemisë në zinxhirin furnizues.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi i Bordit Drejtues të FKPK-së, Ruzhdi Morina, gjatë një takimi që patën sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, si dhe drejtorin menaxhues të FKPK-së, Adrian Zalli.

”Morina njoftoi se pas vitit 2021, kur investimet e FKPK-së kishin ngritje me rreth 11%, në këtë fillimvit, si për shkak të efekteve negative të pandemisë në zinxhirin furnizues, por sidomos nga lufta në Ukrainë, investimet e FKPK-së kanë njohur një rënie, që aktualisht është rreth 4%.

Duke qenë se indekset kryesore në tregjet financiare aktualisht kanë shënuar rënie prej 15% deri në 20%, rënia prej 4% në investimet e FKPK-së mund të konsiderohet mjaft e përmbajtur. Kjo kryesisht si rezultat i masave mbrojtëse që Bordi Drejtues i ka marrë gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti”, thuhet në kumtesën e lëshuar.

Gjithashtu, Morina deklaroi që kjo rënie edhe pse negative, në periudhën afatshkurtër nuk e dëmton qëllimin afatgjatë të FKPK-së, siç dëshmohet me të gjithë treguesit e performancës së FKPK-së mbi tre muaj, që janë në terren pozitiv.

Po ashtu, me këtë rast, Morina e njoftoi guvernatorin Mehmeti me masën e dytë që Bordi Drejtues e ka vendosur, duke e lansuar portofolin Konservativ për kontribuuesit e moshës 63.5 vjeçare e më të moshuar.

Sipas kësaj mase, mjetet e tyre do të përllogariten të investuara në Bonot e Thesarit të Republikës së Kosovës dhe asnjë kontribuues 18 muaj e më pak afër pensionimit nuk do të preket nga lëvizjet e tregjeve financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat