Limani flet për tërheqjen e Trustit, ja si mund të ndihmohet ekonomia e vendit

Ekonomi

Limani flet për tërheqjen e Trustit, ja si mund të ndihmohet ekonomia e vendit

Nga: M.H. Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Një nga temat aktuale për një pjesë të qytetarëve po mbetët tërheqja e trustit, mirëpo një gjë e tillë nuk po gjen miratim në Kuvendin e Kosovës.

Tërheqja e trustit është bërë gjatë kohës së pandemisë për të tejkaluar gjendjen e vështirsuar ekonomike në vend.

Por qytetarët janë të vendosur që me rritjen e çmimeve duhet të ndodh tërheqja e një pjese të trustit.

E në lidhje me këtë temë ka folur profesori që mbulon fushën e ekonomisë, Musa Limani.

Ai thotë që mjetet e Trustit janë mjete të të punësuarve, por jo nga kontributet pensional andaj profesori thotë që pajtohet me qëllimin e formimit të Trustit, por assesi nuk pajtohem me formën dhe mënyrën e menaxhimit të tyre. Këto mjete, sipas tij kursimtarët nuk mund t'i shfrytëzojnë para pensionit, kurse pas pensionit mund t'i tërheqin vetëm një pjesë, aq sa lejon Trusti

Trusti i pensionistëve paraqet Shtyllën III pensionale në Kosovë dhe është i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Për kah përmbajtja Trusti, paraqet institucion financiar të kursimeve individuale, por jo pensionale. Mjetet e Trustit janë mjete të të punësuarve, por jo nga kontributet pensional. Unë plotësisht pajtohem me qëllimin e formimit të Trustit, por assesi nuk pajtohem me formën dhe mënyrën e menaxhimit të tyre. Këto mjete, kursimtarët nuk mund t'i shfrytëzojnë para pensionit, kurse pas pensionit mund t'i tërheqin vetëm një pjesë, aq sa lejon Trusti. Unë zhvillojë tezën e kthimit të këtyre mjeteve në sistemin bankar të Kosovës, në formë deponimi pa ia ndryshuar destinimin e tyre, me ç'rast rritet tregu i kapitalit dhe mundësit më të mëdha për të akorduar kredi me kushte më të volitshme. Më këtë rast, mjetet e fondit nga efektet eksterritoriale, do të shndërrojmë në funksion të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Kosovës. Kjo aq më parë kur dihet se ato në fondet e deponuara jashtë Kosovës, me masat që i kanë marrë SHBA, BE e vendet e tjera ndaj Rusisë, do të rrezikohen dhe do të devalvohet me rënien e vlerës së aksioneve. Ato, sipas përfaqësuesve të Trustit që tani janë devalvuar 4,%, apo 90 milionë euro”, potencoi profesori.

Ndërsa sa i përket tërheqjes së Trustit profesori thotë që është pro tërheqjes , sepse ato janë mjete personale të kursimtarëve, por vetëm për kohën deri të stabilizohet situata ekonomike, përkatësisht të normalizohen çmimet.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë për tërheqje unë jam pro, sepse ato janë mjete personale të kursimtarëve, por vetëm për kohën deri të stabilizohet situata ekonomike, përkatësisht të normalizohen çmimet. Kjo e ka arsyen e vet, sidomos për ata që kanë paga të ulëta. Nëse nuk i lejohet që të marrin një përqindje të këtyre mjeteve, sa do të jetë ajo, është çështje e marrëveshjes në mes Qeverisë dhe Trustit, atëherë ata që me pagën aktuale nuk mund të mbulohen me artikuj ekzistencial, do të jenë të shtrënguar të hynë borxh, të marrin kredi, apo të marrin para me fajde. Atëherë, cila mënyrë do të jetë më e mirë për këta kursimtar, tu lejohet të marrin një pjesë të mjeteve të tyre të kursyera, apo të veprojnë si cekëm më sipër. Me pagat ekzistuese, që në sektorin privat paga mesatare sillet diku mbi 300 euro e në atë publike mbi 400 euro, është vështirë që t'i përballet qytetari jonë rritjes enorme të çmimeve të "shportës" së jetesës dhe të komunalive. Parja e mirë në ditë të vështirë”, u shpreh Limani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat