BSPK: Do të mbajmë protestë më 8 prill

Ekonomi

BSPK: Do të mbajmë protestë më 8 prill

Më: 4 prill 2022 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Përfaqësuesit më të lartë të federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë vendosur që më 8 prill të vitit 2022 të mbajnë protesta.

Kjo u caktua në takimin që patën sot këto federata.

“Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

1. 100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme;
2. Përcaktimi i pagës minimale;
3. Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë;
4. Miratimi i Ligjit për Paga;
5. Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;
6. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;
7. Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti;
8. Hartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse”,
thuhet në njoftimin e lëshuar nga BSPK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat