Në botë bien çmimet, por sa kushton sot nafta e benzina në Kosovë

Ekonomi

Në botë bien çmimet, por sa kushton sot nafta e benzina në Kosovë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:40
Ilustrim

Çmimi i derivateve ka rënë tash e disa ditë në tregun botëror. Ulje tek çmimi i  naftës dhe benzinës ka pasur edhe në Shqipëri. Por, kjo nuk ka ndodhur edhe tek ne.

Uljen e çmimit të naftës dhe të benzinës qytetarët e Kosovës duket se nuk do të ndjejnë edhe për një kohë.

Lëvizjet që kanë ndodhur në botë dhe rajon, tek ne nuk kanë arritur ende.

Aktualisht një litër naftë tek ne është duke u shitur më 1 euro 63 centë. Kurse, një litër benzinë është duke u tregtuar me 1 euro e 42 centë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve ka thënë se lëvizja e çmimeve duhet të reflektohet edhe në Kosovë, por sipas tij kjo nuk ka ndodhur ende.

“Çmimet në brez kur te bien duhet edhe tek ne të reflektoj. Por,  qimen po e diktojnë importuesit, sepse gjatë javës së kaluar çmimi me shumicë në litër dizell ka kushtuar1.55 centë, sot kemi një litër dizell1.53 centë me shumicë ku furnizohen pikat e karburantit”, ka thënë Berjani.

Ai ka treguar se trendi i çmimeve të derivateve është në rënie, dhe sipas tij nuk pritet që të rriten çmimet përsëri.

“Sa i përket çmimit të derivateve, ato sillen sot dizelli 1.63 centë dhe benzina 1.42 centë”, ka treguar ai.

Kujtojmë se muaj më parë çmimi i derivateve në Kosovë kishte arritur në rreth 2 euro.  Kurse, tash e disa javë çmimet sillen nga 1.60 deri në 1.70 centë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat