​Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara

Ekonomi

​Bie numri i ndërmarrjeve të regjistruara

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:51
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar repertorin statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë, për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet se gjatë kësaj kohe gjithsej janë regjistruar 2 831 ndërmarrje dhe krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka rënie për -3.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

ASK ka bërë krahasime të tremujorit të parë edhe me tremujorin e fundit të vitit 2021, ku thuhet se ka rritje për 17.2% të ndërmarrjeve të regjistruara. 

“Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 718 ndërmarrje të regjistruara (25.4%); Prodhim me 326 ndërmarrje të regjistruara (11.5%); Ndërtimtari me 312 ndërmarrje të regjistruara (11%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 279 ndërmarrje të regjistruara (9.9%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 267 ndërmarrje të regjistruara (9.4%), etj. Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 711 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (95.7 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 83 sosh (2.9%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 22 ndërmarrje të regjistruara (0.7%); me 20 deri 249 të punësuar janë 14 ndërmarrje të regjistruara (0.5%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është vetëm një ndërmarrje e regjistruara.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 859 ndërmarrje të regjistruara (30.3%); Prizreni me 261 ndërmarrje të regjistruara (9.2%); Ferizaj me 239 ndërmarrje të regjistruara (8.4%); Gjilani me 170 ndërmarrje të regjistruara (6%); Peja me 147 ndërmarrje të regjistruara (5.2%); dhe Fushë Kosova me 135 ndërmarrje të regjistruara (4.8%). Ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat