​ATK: Aktiviteti i hotelerisë dhe gastronomisë në monitorim specifik

Ekonomi

​ATK: Aktiviteti i hotelerisë dhe gastronomisë në monitorim specifik

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës u ka bërë sot thirrje tatimpaguesve të çfarëdo aktiviteti ekonomik që zhvillojnë që t’i kryejmë përgjegjësitë e kërkuar tatimore që kalkulohen sipas legjislacionit tatimor, me qëllimin e vetëm që mos të jenë pre e ndëshkimeve tatimore.

ATK thekson se industria e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor (gastronomi/hoteleri), bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, renditet si njëra ndër industritë me nivel të lartë të mos-përmbushjes së detyrimeve tatimore, andaj edhe është pjesë e planeve specifike të përmbushjes për grupet e identifikuara me rreziqe të larta për vitin 2021.

Ndër problemet më specifike, të dala nga sistemet dhe modulet e ndërtuara përbrenda ATK-së, të cilat kanë kontribuar në këtë përzgjedhje të trajtimit të kësaj industrie janë pagesa përgjithësisht të ulëta, me një kontribut të vogël në të hyra, pavarësisht numrit të madh të tyre; mos-deklarimi i punëtorëve dhe pagesa cash e tyre, mos-deklarimi apo nën-deklarimi i ahengjeve

dhe mos-mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore, mos-lëshimi i kuponëve fiskal, pagesat po ashtu në Cash të realizuara në mes të konsumatorëve dhe bizneseve gjatë organizimit të ahengjeve të ndryshme, si dhe mos mbajtja e tatimit në qira apo nën-deklarimi i saj, thuhet në komunikatë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat