Shqyrtohen emrat e kandidatëve për anëtar të bordit të BQK-së

Ekonomi

Shqyrtohen emrat e kandidatëve për anëtar të bordit të BQK-së

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere të premten mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Listës së kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ndryshe pesë kandidatë janë propozuar Kuvendit të Kosovës për votim për anëtar jo-ekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kandidatët janë si në vijim: Arta Hoxha; Esida Bujupi; Lulzim Ismajli; Nexhat Kryeziu dhe Nora Rraci.

Ndryshe këta pesë kandidatë do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm një do të zgjedhjet ai që do të marr më shumë vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje janë edhe këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Projektligjin për Markat Tregtare; Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021 dhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat