​Si t’i motivoni punonjësit me performancë të ulët?

Ekonomi

​Si t’i motivoni punonjësit me performancë të ulët?

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 07:45
Ilustrim

Secila kompani ka punonjës që nuk e kanë performancën në nivelin e duhur. Menaxherët duhet të jenë ata të cilët shohin potencial edhe te këta punonjës, t’i dallojnë ata dhe të mundohen ta zgjidhin këtë “problem”. Integrimi është një mundësi që këtyre punonjësve t’u kthehet motivimi për punë. Prandaj, janë disa hapa që menaxherët e mirë duhet t’i ndërmarrin për t’i kthyer punonjësit me peformancë jo të mirë në një aset të vlefshëm të kompanisë.

Ndërmerrni veprime sapo ta vëreni që performancën e ulët

Gjëja e parë që duhet ta bëni në motivimin e punonjësve është të ndërmerrni dicka, sapo të vëreni që ai punonjës nuk është më njësoj: po mungon në takime, po vjen vonë në takime, po i përfundon raportet me vonesë, ose po punon më pak se zakonisht. Sapo t’i vëreni këto gjëra duhet ta bëni një plan veprimi për atë punonjës.

Mbani trajnime

Nëse e shihni që performanca e vogël është e pranishme te më shumë se një punonjës, atëherë duhet të mendoni që problemi nuk është thjesht tek ata. Ata mbase kanë nevojë për trajnime shtesë. Vëzhgoni se ku secili punonjës po çalon dhe punoni në atë pjesë të mungesës së vetëbesimit të tyre.

Mendoni të mbani takime çdo mëngjes, t’i kontrolloni secilin prej tyre gjatë ditës si dhe, të kërkoni raporte sa më shpesh, duke ua dhënë mendimet tuaja.

Takohuni me punonjës që kanë performancë të ulët

Pasi ta keni vërejtur që ka disa ndryshime në performancë të punonjësve, caktoni takime me një më një me secilin prej tyre! Pyesni se çfarë po bëjnë, me çfarë po merren, si po ndihen gjatë orarit të punës! Kështu do ta kuptoni se çfarë po bëjnë në të vërtetë, por edhe ata do ta shohin se në çfarë pozitë të punës janë dhe do t’ua jepni përshtypjen që po kujdeseni për suksesin e tyre.

Themeloni një kauzë të performancës së ulët

Duke e krijuar një kauzë të tillë do t’i ndihmoni ata për të pasur sukses nw tw ardhmen. Nganjëherë rrethanat e lidhura me punën nuk janë shkaktarët e performancës së ulët te punonjësit Nganjëherë është jeta private që ndikon në performancën e tyre. Flisni me ta dhe mundohuni ta krijoni një kornizë të punës, brenda të cilës ju mendoni që ai punonjës do ta rris paraqitjen!

Themeloni një plan afatgjatë të qëllimeve

Nganjëherë punonjësit e humbasin përqendrimin në qëllimet e tyre. Takohuni me ta për t’i diskutuar këto qëllime që kanë të bëjnë me punën! Kjo është një mundësi për qëllimet e tyre afatgjata si dhe pwr të rikrijuar një ambient “të ri” pune këta punonjës. Diskutoni me ta se çfarë rëndësie kanë në kompani si dhe cilat do të jenë pasojat nga rënia e performancës së tyre!

Caktoni takime të rregullta për t’ua kumtuar “feedback-un”

Caktoni takime ditore, javore ose mujore të rregullta për ta monitoruar procesin e kolegëve tuaj! Përdorni këtë kohë për t’i dëgjuar reflektimet e tyre dhe diskutoni se cilat janë disa sfida me të cilat po përballen ende. Këto takime mund të jetë një mënyrë e fuqishme për t’i motivuar punonjësit. Pavarësisht që mund t’i kritikoni në një formë të mirë, mos ngurroni të jepni edhe vlerësime në ato pjesë ku janë të mirë!

Nxitni mësim të vazhdueshëm

Nëse punonjësit përmendin që duan ta përsosin një aftësi specifike që aktualisht ndikon në punën dhe performancën e tyre, sugjeroni ndonjë kurs online, ose ndonjë seminar që ju ndihmon ta zhvilloni këtë aftësi.

Një burim tjetër është sugjerimi i një mentori që ka përvojë pune në atë fushë e që do t’i ndihmojë.

Mbështesni baraspeshën punë – jetë

Nëse punonjësit thonë që performanca e tyre ka të bëjë me jetën e tyre personale, atëherë duhet t’u tregoni që e kanë mundësinë të marrin pak kohë të përqendrohen në zgjidhjen e problemeve që ata i kanë, e pastaj të kenë mundësinë të përqendrohen në punë.

Të marrin projekte të reja

Shembull, nëse një anëtar i shitjeve nuk i arrin asnjëherë targetet e shitjeve, atëherë duhet ta inicioni një trajnim për shitjen. Nëse as ky trajnim nuk funksionin atëherë duhet të mendoni për detyra të tjera. Mbase, në projektin e ri do të kenë performancë më të lartë.

Përmirësimi i shpërblimit

Nëse vëreni një ndryshim të rëndësishëm pozitiv në produktivitetin e punonjësit tuaj, pranojeni dhe shpërblejeni atë me një notë lavdërimi për punën e tyre të shkëlqyer ose ndonjë gjest tjetër që tregon një punë të kryer mirë. Kjo do të inkurajojë punonjësin tuaj që të vazhdojë të bëjë përmirësime.

Nëse vëreni mungesë të gjerë të performancës, mund të jetë e dobishme të krijoni një program nxitës të bazuar në arritjen e qëllimeve të departamentit. Për shembull, nëse ekipi i shitjeve plotëson kuotat e tyre mujore, ata mund të fitojnë një pushim të premte ose një kartë dhuratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat