Rritja e çmimeve/ Profesori i ekonomisë vjen me propozimin e radhës për qeverinë – ka këtë kërkesë!

Ekonomi

Rritja e çmimeve/ Profesori i ekonomisë vjen me propozimin e radhës për qeverinë – ka këtë kërkesë!

Nga: M.H. Më: 14 qershor 2022 Në ora: 08:04
Qeveria e Kosovës

Situata ekonomike në vend po vazhdon të jetë jo stabile, kjo sepse rritja e çmimeve po mbetët dukuri e paevitushme e popullit.

Rritja e çmimeve dita ditës po ndikon negativisht tek qytetarët e vendit.

Ngritja e çmimeve të derivative është një nga temat që po preokupon më së shumti qytetarët e Kosovës.

Së fundmi në lidhje me këto çmime të derivative ka reaguar AKB, e cila ka kërkuar nga Qeveria të heqë akcizën në derivate e bizneset të ulin marzhën e fitimit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministirt të Finanacave, Hekuran Murati.

Ai e cilësoi këtë kërkesë trashje e fitimit të tregtarëve.

Ndër të tjera Murati e cilëson kërkesë të gabuar, pasi e njejta është provuar gjatë qeverijes së Hotit dhe ka dëmtuar buxhetin e vendit.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur profesori i ekonomisë, Musa Limani.

Profesori u shpreh se ngritja e çmimeve po vazhdon të ketë efekte negative në sekotrin ekonomik dhe varfëria e problemet sociale po rriten.

Image
Musa Limani

Ai theksoi që duhet qeveria sa më shpejt të ndërmarrë masa serioze.

Ngritja e çmimeve tani u bë dukuri, veçmas të derivateve të naftës. Çmimet e naftës dhe të derivateve të naftës, nuk kanë të ndalur, e të cilat kanë efekte negative multiplikative në shum sektor ekonomik, që shprehen negativisht edhe në artikujt e shportës jetësore. Varfëria dhe problemet sociale po rriten, kurse standardi i popullsisë ditë më ditë po bie. Kaluan mbi pesë muaj me rritje permanente të çmimeve, e Qeveria nuk ka ndërmar ende masa serioze, as aktuale, e mos të flasim për ato afatgjate, siç është Programi anti inflator”, u shpreh ai.

Më tej, profesori shton që propozimi i AKB do të ishte efikase duke propozuar që të caktohet edhe paga minimale.

Nga shoqëritë civile, shoqatat e ndryshe janë dhënë propozime adekuate dhe konkrete në marrjen e masave anti inflatore, siç ishte sot edhe propozimi i AKB në uljen e akcizës të naftës etj., që mendoj se do të ishte efikase. Unë personalisht, disa herë deri më tani, për zbutjen e situatës të rëndë ekonomike për pjesën dërmuese të popullatës në Kosovë, kam propozuar që urgjenntisht të caktohet paga minimale, të nivelizohen pagat, të hiqet apo përkohësisht të ulet akciza e naftës dheTVSH në produktet e "shportës" jetësore dhe të paguhet pas realizimit të mallit, apo shërbimeve”, thotë profesori.

Sipas Limanit këto sugjerime nuk po arrijnë ende të gjejnë aprovime nga Ministri i Financave.

Mirëpo, për fat të keq, të gjitha këto sugjerime e propozime, po shkojnë në vesh të shurdhët të Qeverisë. E ndëgjova intervisten e Ministrit të Financave dhe Transfereve, që për mua kryesisht ishte mbrojtëse, e shumë pakë profesionale e institucionale”, foli profesori, Musa Limani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat