AKP shpall rezultatet e shitjeve për 35 asete

Ekonomi

AKP shpall rezultatet e shitjeve për 35 asete

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 55 përmes metodës së Likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Bëhhet e ditur se për 35 asete sa ishin në shitje gjithsej u pranuan 135 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3,317,710 milionë euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm. Poashtu është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonies për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë”, njofton AKP, përmes një komunikate për media.

Bëhet e ditur, ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 14:20 dhe është mbajtur në Sallën e Hotelit Grand Prishtina, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, është themeluar nga Kuvendi I Republikës së Kosovës dhe është e shtrirë dhe vepron në të gjithë territorin e vendit. Agjencia ka mandatin dhe autoritetin për shitjen ose bartjen e ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre tek investitorët privat gjithnjë përmes një procesi të hapur, transparent, konkurrues dhe pa vonesa.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat