​Importi i energjisë elektrike në prill ishte 206.1 GWh, eksporti 245.7 GWh

Ekonomi

​Importi i energjisë elektrike në prill ishte 206.1 GWh, eksporti 245.7 GWh

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në baza mujore ka përgatitur publikimin me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve tjerë.

Sipas ASK-së, ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin Prill të vitit 2022.

“Në muajin prill të vitit 2022 Prodhimi Bruto nga Termocentralet i energjisë elektrike ishte 563.94 GWh , Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 13.13 GWh. dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 34.58 GWh. Gjatë muajit prill të vitit 2022 Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 572.05 GWh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 459.68 GWh apo -9.48 % më i vogël me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.46%”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në prill të vitit 2022 ishte 206.1 GWh . Kurse, eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 245.7 GWh.

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.49 mijë ton, ose 11.39 % më pakë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat