​AKP shpall shitjen e 19 aseteve përmes likuidimit numër 56

Ekonomi

​AKP shpall shitjen e 19 aseteve përmes likuidimit numër 56

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit numër 56.

Lista e tenderëve për privatizim me këtë valë të shitjeve përmban 19 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve, kurse AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në media.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes shitjes së aseteve me likuidim duhet të dorëzohen në sallën e konferencave – Hoteli “Grand”, në Prishtinë më 13 korrik, nga ora 10:00-12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Ndërsa hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat