Prestreshi: Të hyrat e ATK-së u rriten, sepse janë rritur çmimet

Ekonomi

Prestreshi: Të hyrat e ATK-së u rriten, sepse janë rritur çmimet

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 00:25
ATK

Ish-kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, thotë rritja e çmimeve ka bërë që edhe të hyrat e Agjencisë Tatimore të Kosovës të rriten.

“Rritja e të hyrave në ATK nuk është për shkak të punës së tyre, por është rritja e çmimeve. I kanë shti në ‘shtos’ kompanitë joformale, po ashtu me politika fiskale mundesh me i zëvendësu akcizën dhe TVSH-në në produkte të cilat janë të dëmshme për qytetarët”.

“Unë kam dëgjuar që me përqindjen e caktuar [të heqjes së akcizës dhe TVSH-së] që të mos kalohet planifikimi buxhetor. Nëse planifikimi buxhetor është 100 euro të mos inkasohen 120 euro – por 100 euro sa është planifikimi”.

Ai, deklaroi se ATK-ja nuk del në humbje pasi çdo herë përmbush planifikimin buxhetor – por mbi tejkalimin buxhetor mund të mos e arrijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat