​Tregëtia me pakicë, më së shumti të punësuar në dyqane jo të specializuara

Ekonomi

​Tregëtia me pakicë, më së shumti të punësuar në dyqane jo të specializuara

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë për muajin maj 2022, ku bëhet e ditur struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik.

Sipas AKS-së, përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

“Në muajin maj 2022, struktura e qarkullimit ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (35.93%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (26.44%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (18.72%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (12.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.39%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.75%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (0.71%);

Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga dhe stande, përmes postës ose internetit (0.65%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.11%). Në muajin maj 2022, struktura e të punësuarve sipas aktivitetit ekonomik ishte: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (34.26%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (26.14%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (22.02%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar 7.31%;

Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (5.98%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje, përmes postës ose Internetit (1.8%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 1.35%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (0.74%); dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.39%)”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat