​Eksperti: Ja cilat janë pajisjet që harxhojnë më shumë energji në shtëpitë tona

Ekonomi

​Eksperti: Ja cilat janë pajisjet që harxhojnë më shumë energji në shtëpitë tona

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 20:37
Ilustrim

Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviq deklaroi se karikuesi i celularit dhe drita e frigoriferit me impakt zero, pasi harxhojnw energji elektrike sa dy gota ujë të hedhura në liqenin e Fierzës.

Po cilat janë pajisjet brenda shtëpisë të cilat na konsumojnë shumë energji në familjet tona?

I pyetur për këtë, Duleviq u shpreh se bolieri ose siç njihet ngrohësja e ujit të dushit, soba e gatimit si dhe pajisjet ngrohëse siç mund të jenë reflektorët, kaloriferët e kondicionerët janë harxhuesit më të mëdhenj të energjisë në familjet shqiptare.

I pyetur nga moderatori nëse dhe tharësja e flokëve futet tek kjo listë, Duleviq u përgjigj se tharësja e flokëse është një pajisje që harxhon gjithashtu, por duke qenë se përdoret për një kohëzgjatje relativisht të shkurtër, nuk përbën ndonjë shqetësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat