​ASK publikon bruto produktin vendor

Ekonomi

​ASK publikon bruto produktin vendor

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e bruto produktit vendor për tremujorin e dytë të vitit 2022.

Sipas ASK-sëtregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (12.58%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (8.38%); Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (7.48%), kishin më së shumti rritje.

Njoftimi i plotë:

BPV-ja në TM2 2022 shënon rritje reale për 2.14%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2021).

Aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (12.58%); Aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike; aktivitetet e shërbimeve administrative dhe mbështetëse (8.38%); Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (7.48%); Informacioni dhe komunikimi (6.85%); Artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera (5.54%); Industria nxjerrëse dhe përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe rehabilitimi (4.51%); Bujqësia, pyjet dhe peshkimi (1.93%); Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (1.56%). 

Ndërsa, aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor ishin: Ndërtimtaria 

(-17.97%); Administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia (-0.64%).

Ndërkaq, komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (36.02%); Importi i mallrave dhe shërbimeve (4.57%); Shpenzimet e konsumit final (2.40%).

Ndërsa, rënie kishin: Formimi i bruto kapitalit (-16.81%); dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (-2.81%).

*Të dhënat e BPV-së tremujore 2021 janë të rishikuara në bazë të të dhënave vjetore BPV 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat