Lirohet pak nafta, këto janë çmimet e derivatave për 24 orët e ardhshme

Ekonomi

Lirohet pak nafta, këto janë çmimet e derivatave për 24 orët e ardhshme

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivatave për 24 orët e ardhshme.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 57 centë, i benzinës 1 euro e 35 centë, derisa i gazit 75 centë. 

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent.

Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat