Banka Botërore e gatshme të mbështes sektorin privat

Ekonomi

Banka Botërore e gatshme të mbështes sektorin privat

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim delegacionin nga Banka Botërore, diskutuan për mundësitë e përkrahjes së sektorit privat

Prishtinë, 23 shtator - Kryetari Rafuna, ka pritur dje në takim Specialistin e lartë të Sektorit Financiar nga Banka Botërore, Alper Ahmet Oguz, për të diskutuar mënyrat e lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë, duke qenë gjithmonë të gatshëm në përkrahjen e tyre.

Kryetari Rafuna përmendi sfidat dhe problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet sektori privat në tërësi, duke vështirësuar funksionimin e duhur të ndërmarrjeve në veprimtaritë e tyre.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua për çështjen e likuiditetit financiar të kompanive vendore dhe problemet e qasjes së tyre në financa. Për t’i dalë në ndihmë sektorit privat në Kosovë, z. Rafuna dhe z. Oguz u dakorduan që bashkëpunimi i ndërsjellë të përqendrohet në përshtatjen e mekanizmave të reja që do të lehtësonin qasjen e ndërmarrjeve në financa, duke rezultuar pozitivisht në punën e tyre dhe në gjithë ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat