Njohësit e ekonomisë po kritikojnë Qeverinë e Kosovës për mungesë investimesh kapitale në vend

Ekonomi

Njohësit e ekonomisë po kritikojnë Qeverinë e Kosovës për mungesë investimesh kapitale në vend

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 20:58
Qeveria e Kosovës

Sikurse shumë vende të botës, edhe Kosova është prekur nga kriza ekonomike.

endi po përballet me inflacion të lartë, duke ua vështirësuar kështu jetën qytetarëve.

E njohësit e çështjeve ekonomike, për situatën e krijuar, një pjesë të fajit po ia lënë Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, këtij ekzekutivi i mungon strategjia në zhvillimin ekonomik.

Ata thonë se ka mungesë serioze të investimeve kapitale në vend.

Prandaj po shihet si e domosdoshme që paraja e akumuluar nga Qeveria, të shpenzohet.

Profesori universitar, Sejdi Rexhepi, thotë se mungesa e shpenzimit të parave nga Qeveria do të reflektoj negativisht në shkallën e zhvillimit ekonomik.

Disa nga hulumtimet e fundit tregojnë realizimi i investimeve kapitale gjatë këtij viti nga Qeveria është më i ulëti në gjithë dekadën e fundit.

Kritika të ashpra drejtuar qeverisë për mungesë shpenzimit të parave kesh, ka pasur vazhdimisht edhe nga Opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat