MINT publikoi çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ekonomi

MINT publikoi çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.33 euro.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.76 euro.

Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat