Mblidhen dy komisionet hetimore parlamentare për energji

Ekonomi

Mblidhen dy komisionet hetimore parlamentare për energji

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Sot do të mbahen mbledhjet hetimore të dy komisioneve hetimore parlamentare për energji.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen,  ku në rend dite është shqyrtimi kërkesës së Martin Berishajt, Ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, për shtyrjen e datës për intervistim nga Komisioni hetimor parlamentar.

Deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Ndryshe Komisioni përbëhet nga Driton Selmanaj- kryesues, Ferat Shala- zv.kryesues,Abelard Tahiri, anëtar, Besian Mustafa-anëtar, Pal Lekaj- anëtar, Artan Abrashi- anëtar, Enver Haliti- anëtar,Jeta Stratovci- anëtare,Mimoza Kusari- Lila-anëtare, Adem Hoxha- anëtar dhe Fridon Lala- anëtar.

Kurse Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, në rend ditë ka intervistimin e dëshmitarit z. Arben Gjukaj, ish-drejtor Menaxhues në KEK për periudhën 2088-2012, raporton RTKlive.

Ndryshe dy komisionet hetimore të energjisë deri tani kanë mbajtur disa mbledhje, si dhe kanë intervistuar dëshmitarë nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe ky komision ka mbajtur disa mbledhje. Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), janë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat