Manaj: Projektligji i buxhetit për vitin 2023 është kundërkushtetues

Ekonomi

Manaj: Projektligji i buxhetit për vitin 2023 është kundërkushtetues

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 21:34
Shkëmb Manaj

Shkëmb Manaj i LDK-së thekson se projektligji i buxhetit për vitin 2023 është kundërkushtetues sepse cënon pavarësinë e pushtetit lokal për të mbledhur dhe shpenzuar të hyrat e veta.

“Nenit 9 të Ligjit të Buxhetit 2023, paragrafi 6 është shtuar pasusi i fundit “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

Neni 124 pika 5 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës ka përcaktuar se: “Komunat kanë të drejtë të vendosin, të caktojnë, të mbledhin dhe të shpenzojnë të hyrat e veta si dhe të marrin fonde nga Qeveria qendrore, në pajtim me ligjin”, ka shkruar Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat