AKB-ja zgjedh udhëheqësinë e re në Vushtrri, Shahini i fton bizneset të bëhen pjesë e tyre

Ekonomi

AKB-ja zgjedh udhëheqësinë e re në Vushtrri, Shahini i fton bizneset të bëhen pjesë e tyre

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 08:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Aleanca Kosovare e Bizneseve (ABK) ka mbajtur Kuvendin e VIII Zgjedhor në regjionin e Vushtrrisë, me ç’rast kryetar i degës u zgjodh Agim Maloku, për një mandat katër vjeçar.

Të pranishëm ishin kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Me këtë rast, Shahini falënderoi pjesëmarrësit e mbi 100 bizneseve të regjionit së Vushtrrisë në këtë kuvend zgjedhor, i cili i bëri ftesë që të bëhen pjesë e vendimmarrjes së AKB-së.

Aleanca jonë sot është një shtëpi që u ndërtua nga të gjithë më 20 viteve të ekzistencës së saj, fal jush qe jeni të ulur në këtë sallë dhe shumë të tjerë që nuk janë këtu , për punën e AKB-ës besoj që flasin veprat dhe aktivitet që i kemi bërë plotë 20 vite”.

Andaj, ju ftoj të gjithë juve dhe strukturave të reja që të plotësojmë njëri-tjetrin aty ku mundemi e së bashku të punojmë për zhvillimin ekonomikë në Republikën e Kosovës. Dilema rreth së ardhmes sonë nuk ka. Këtë do ta bëjmë së bashku, të gjithë bashkë, nën vizionin dhe logon e Aleancës Kosovare të Bizneseve”, theksoi Shahini.

Kryetari i Komunës Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pati fjalë të mëdha për AKB-në, duke thënë se janë shembull i mirë i zhvillimit ekonomik.

Jam i nderuar që sot gjendem me ju, si organizata më e madhe e bizneseve, që më punën dhe kontributin e juaj plotë 20 vite e keni dëshmuar që objektivi i vetëm i juaj mbetet mbështetja e vazhdueshme për bizneset dhe zhvillimin ekonomik të vendit, e mbi gjitha prodhimi vendor. Mund të ju them që jeni shembull për të mirë në zhvillimin ekonomik, promovimin e prodhimeve vendore e mbi gjitha ne stimulimin e punësimit”, tha Idrizi.

Kuvendi më votim unanim votoi 15 delegat për kuvendin qendror zgjedhor të AKB-së: Agim Maloku, Muhamed Zariqi, Arsim Imeri, Nysret Mikullovci, Isa Hajrizi, Sabri Hasani, Mentor Mikullovci, Fadil Maxhuni, Zeqir Zeneli, Gani Ferizi, Habibe Jashari, Muharrem Osmani, Sami Ferizi, Agim Shahini dhe Ibrahim Cerkezi.

AKB ka vlerësuar punën e disa figurave të cilët kanë jap kontribut të madh në periudha të caktuara për AKB-ën, zhvillimin ekonomik dhe për Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat