​Masat e sforcuara vazhdojnë te bizneset të cilat kanë obligime ndaj ATK-së

Ekonomi

​Masat e sforcuara vazhdojnë te bizneset të cilat kanë obligime ndaj ATK-së

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Në vazhdën e aktiviteteve të masave të sforcuara nga Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme, më datë 18 nëntor 2022 ka realizuar aktivitete nën asistencë të Policisë së Kosovës ndaj 20 subjekteve biznesore, të cilat kishin borxh në vlerë mbi 2 milionë euro.

Kësaj radhe aksioni ka qenë i shtrirë në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, Prizren, Dragash, në kuadër të këtij aksioni janë mbylle biznese për mos pagesë të tatimit, janë konfiskuar prona të paluajtshme dhe të luajtshme.

Vlen të theksohet së ATK për mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore që nga fillimi i këtij viti e deri më datë 18 nëntor 2022 ka zhvilluar aktivitete te 260 subjekte biznesore, të cilat kishin borxhe në vlerë 34.5 milionë euro. Përderisa inkasim me paradhënie është 12.7 milionë euro, ndërsa sa i përket pjesës tjetër të obligimeve në pamundësi të pagesës së plotë janë hyrë në marrëveshje të pagesës së borxhit me këste.

Trajtimi i borxheve do të vazhdojë te çdo tatimpagues, i cili nuk i përgjigjet thirrjeve të ATK-së për t’i kryer obligimet e krijuara tatimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat