ATK: 673.5 milionë euro tatime të mbledhura për periudhën janar-nëntor

Ekonomi

ATK: 673.5 milionë euro tatime të mbledhura për periudhën janar-nëntor

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 16:10
Foto nga takimi

Administrata Tatimore e Kosovës, sot informoi se 673.5 milionë euro tatime shënuan performancën për periudhën janar-nëntor 2022.

Kjo vlerë sipas ATK-së rrit të hyrat e mbledhura krahas planit të rishikuar për 15.5 milion euro apo 2.4% .

“Më shumë të hyra të mbledhura janë shënuar edhe nëse krahasojmë periudhat e njëjta të vitit 2021 dhe këtij viti, ku shuma e tejkaluar është 121.05 milion euro apo 21.9%. Totali i të hyrave të mbledhura tatimeve dhe kontributeve 890.4 milion euro.”, u bë e ditur në komunikatë.

Referuar trendit aktual të mbledhjes së të hyrave, ATK konsideroi që deri në fund të dhjetorit do të arrijë që të realizojë projeksionin për këtë vit, por edhe të tejkalojë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat