Ish-zëvendës guvernatori: Alarmi në BQK mund të ndizet edhe për 1 mijë euro

Ekonomi

Ish-zëvendës guvernatori: Alarmi në BQK mund të ndizet edhe për 1 mijë euro

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 20:46
Sokol Havolli

Në emisionin për ekonomi EURO n’7, Sokol Havolli ish zëvendës guvernator i Bankës Qendore ka treguar se në institucionet bankare nuk ekziston volum për të ngritur alarmin për shpërlarje të parave.

Sipas tij Banka Qendrore e Kosovës ka hartuar rregullative adekuate që parandalojnë cdo tentim për shpërlarje të parave, pasi për cdo transaksion të dyshimt janë vetë bankatë që ndezin alaramin dhe njoftojnë policinë e vendit.

“Kjo cështje është jashtëzakonisht mirë e rregulluar dhe mund të them se tek insticionet financiare kjo është e pamundur të bëhet, sepse alarmi në BQK mund të ndezet edhe për një mijë transaksion por mund edhe të mos ndizet fare për miliona euro nëse gjithëcka është sipas ligjeve në vend, dhe mund të shtoj se nuk ka pas tendencë për shpërlarje parash”, ka shtuar ish zëvendës guvernatori i Bankës Qëndrore tash kryeshef i kompanisë publike “Prishtina Parking”.

Në anën tjetër depozitat e qytetarëve vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha sesa kredit aktive dhe ky është një faktor tepri me rëndësi për zhvillimin ekonimik të vendit. 

Bankat komerciale në vend kanë ngritur fitimet e tyre për shkak të aktvitetit të tyre dhe asnjëherë në kurrizë të qytetarëve, ka thënë mes tjerash ish guvernatori Havolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat