BSPK: Zvarritja e Ligjit për Paga, nënçmim për punonjësit publikë

Ekonomi

BSPK: Zvarritja e Ligjit për Paga, nënçmim për punonjësit publikë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës beson se kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e nesërme do ta fusë në rend dite edhe votimin, në parim, të Projektligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti’, si dhe shqyrtimin e parë të ‘Projektligjit për Pagat’, në sektorin publik.

Përmes një kumtese për media, BSPK ua ka përkujtuar ligjvënësve rëndësinë e shqyrtimit dhe miratimit të këtyre ligjeve, derisa thotë se zvarritja e tyre ka lodhur, shqetësuar dhe nënçmuar të gjithë punonjësit publikë, të cilët janë shtyllat e vendit tonë.

BSPK, po ashtu, shpreson se nuk do të ketë zvarritje të tjera.

Por, sipas tyre do të ketë efikasitet në mënyrë që viti i ri të nisë mbarë ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat