Ngritet për 11.3% indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë, prin energjia elektrike

Ekonomi

Ngritet për 11.3% indeksi i çmimeve të prodhimit në Kosovë, prin energjia elektrike

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës, sot informoi se u publikua Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2022, me ç'rast, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 11.3% ndërmjet TM3 2022 dhe TM2 2022.

Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike sipas ASK-së, vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (46.9%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (6.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (5.8%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (5.4%); produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (1.6%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (0.5%); prodhimi i pijeve (0.2%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.1%).

Ngritja, sipas ASK-së, u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-21.3%); prodhimi i mobilieve (-4.7%); prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-3.8%); prodhimi i metaleve (-1.3%); përpunimi i produkteve ushqimore

(-0.9%); prodhimi i produkteve kimike (-0.8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.6%); dhe xeheroret dhe guroret e tjera (-0.4%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2022 me TM3 2021, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 17.2%. “Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (49.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (14.3%); përpunimi i produkteve ushqimore (14.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (11.6%); prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (9.4%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (8.2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (8.1%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (7.3%); prodhimi i metaleve (6.1%); prodhimi i pijeve (5.7%); prodhimi i produkteve të lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (5.3%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (4.7%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3.8%); prodhimi i produkteve kimike (2.8%); xeheroret dhe guroret e tjera (1.5%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (0.1%).”, u bë e ditur në komunikatë.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-28.8%) dhe prodhimi i mobilieve (-7.3%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat