​Ankandi i dytë i Letrave me Vlerë mbahet më 10 mars

Ekonomi

​Ankandi i dytë i Letrave me Vlerë mbahet më 10 mars

Më: 3 mars 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 10 mars do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023.

Sipas njoftimit të ministrisë, në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 2 vite dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat