Gratë shkollohen, burrat punësohen

Ekonomi

Gratë shkollohen, burrat punësohen

Më: 27 mars 2023 Në ora: 16:43
Ilustrim

Në sistemin universitar të Kosovës studentet - vajza dhe gra - përbëjnë numrin më të madh, por kur është fjala për punësimin, gjinia e kundërt përfiton.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregun e punës, papunësia Kosovë është më e lartë për gratë për 25 për qind, krahasuar me burrat për 19 për qind.

E papunë është Liridona Ademi nga Fushë Kosova, e cila në vitin 2017 ka përfunduar studimet në drejtimin Menaxhim dhe Biznes në një ndër kolegjet private.

Për gjashtë vjet me radhë 31-vjeçarja tregon se ka aplikuar disa herë në kompani private, por deri më tash nuk ka arritur të sigurojë një vend pune.

“Në të gjitha kompanitë që kam aplikuar, kriter ka qenë përvoja e punës. Nuk kam arritur të kem përvojë, pasi nuk kam punuar. Ky kriter vazhdimisht më ka penalizuar. Në sektorin publik nuk kam aplikuar asnjëherë, sepse është krijuar bindja se paraprakisht duhet të kesh të afërm ose familjarë që ta sigurojnë një pozitë të tillë ,” thotë Liridona.

Gjatë vitit akademik 2021/2022, numri i përgjithshëm i studentëve në të gjitha institucionet e larta arsimore ishte mbi 70.000. Më shumë se gjysma e këtij numri përbëhet nga vajzat dhe gratë - gjithsej 40.826, kurse 29.358 janë meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat