Rafuna: Reformat ekonomike janë urgjente për Kosovën

Ekonomi

Rafuna: Reformat ekonomike janë urgjente për Kosovën

Më: 16 maj 2023 Në ora: 21:46
Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i ka cilësuar reformat në politikat ekonomike si urgjencën e parë për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Super urgjente janë reformat në politikat ekonomike, nuk po ndalem vetëm në politika fiskale, por në përgjithësi, kanë kaluar katër vite nuk ka asnjë lëvizje prej vitit 2019 kur kemi hyrë në pandemi, nuk ka asnjë ndryshim që ta zëmë hapin” tha Rafuna në Rubikon.

Sipas Rafunës, lobimi jashtë vendit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte si dhe dialogu institucional me odat ekonomike është po ashtu esencial për forcimin ekonomik të vendit.

“Duhet të riorganizohen të gjitha ambasadat tona, Ministria e Jashtme, duhet të angazhohen partnerë, kemi ekspertë, duhet të futen në funksion në të mirën e lobimit për investime të huaja që të vijnë në vendin tonë. Duhet të ketë dialog me odat, ne e kemi pasur Komitetin Nacional për Zhvillim Ekonomik ku jemi takuar në baza të rregullta dhe i kemi diskutuar kërkesat dhe ankesat dhe ka qenë mekanizëm tepër i mirë, sepse në kohë tepër të shpejtë ka reaguar për t’i eliminuar pengesat” tha Rafuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat