​Nis inspektimi i kulturave bujqësore tek fermerët aplikues së subvencioneve

Ekonomi

​Nis inspektimi i kulturave bujqësore tek fermerët aplikues së subvencioneve

Më: 21 maj 2023 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Inspektorët e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, sot kanë filluar inspektimin e kulturave bujqësore tek fermerët aplikues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023.

Vizita u realizua tek fermeri Jeton Statovci në fshatin Cërillë i komunës së Ferizajt i cili i njoftoi të pranishmit për kulturat të cilat ai i ka kultivuar.

Statovci tha se është i kënaqur me përkrahjen që ka marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe falë kësaj mbështetje, ai ka arrit t’i mbjellë afër tetë hektarë grurë.

Aty është bërë e ditur se këtë vit kontrolla në terren do të realizohet në masën 100% për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat