Debat i ashpër mes ministrit Murati dhe Eman Rrahmanit

Ekonomi

Debat i ashpër mes ministrit Murati dhe Eman Rrahmanit

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 15:56
Komisioni per buxhet

 Ministri i Financave Hekuran Murati dhe bashkëpartiaku i tij, deputeti i VV-së, Eman Rrahmani kanë debatuar teksa po shytohej Raporti vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Murati i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Ferat Shala në lidhje më numrin e këshilltarëve politik.

Me këtë rast ai tha se Qeveria ka këshilltarë politik më pak se sa deputetët që kanë asistentë.

“Këshilltarë politik, meqë po pyet deputeti Shala, kam pak secilido ministër para meje. E tërë Qeveria më pak se sa deputetët që kanë asistentë tani”, tha Murati.

Me këtë rast reagoi deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, duke thënë se ministri flet të pavërteta. Ai shtoi se sa herë që Murati vjen në Komision i sulmon deputetët.

“Mos fol të pavërteta se nuk kanë marrë gjithë deputetet. Nuk mund të flasësh të pavërteta, edhe nëse i marrim të gjithë, ju sërish keni më shumë këshilltarë se sa deputetët që kanë asistentë.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat