​FAO: Blegtoria është përgjegjëse për 12 për qind të gazeve serrë

Ekonomi

​FAO: Blegtoria është përgjegjëse për 12 për qind të gazeve serrë

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Blegtoria është përgjegjëse për 12 për qind të emetimeve të gazeve serrë dhe ky efekt do të përkeqësohet nëse nuk bëhet asgjë ndërsa kërkesa globale për mish rritet, njoftoi Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) në një raport.

Për të reduktuar emetimin e gazrave të dëmshëm, FAO bën thirrje për rritjen e produktivitetit të të gjithë zinxhirit të prodhimit, rregullimin e ushqimit të kafshëve dhe përmirësimin e shëndetit të kafshëve shtëpiake.

Raporti sugjeron gjithashtu reduktimin e konsumit të mishit në vendet e pasura, por beson se kjo do të kishte një efekt të kufizuar.

Në raport, OKB-ja përmend 2015-ën si vit referimi, kur u prodhuan 810 milionë tonë qumësht, 78 milionë tonë vezë dhe 330 milionë tonë mish.

Gjedhët janë burimi kryesor i shkarkimeve të gazrave të dëmshëm (62 për qind), pasuar nga derri me 14 për qind, shpendët me nëntë për qind, buallicat me tetë për qind, delet dhe dhitë me shtatë për qind.

Prodhimi dhe transporti i plehrave rezultoi në emetimin e 6.2 gigatonëve (Gt) ekuivalent të dyoksid karbonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat