“Paralajmërimet për luftë ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit” – Njohësi i ekonomisë: Këto janë pasojat

Ekonomi

“Paralajmërimet për luftë ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit” – Njohësi i ekonomisë: Këto janë pasojat

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:21
Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa

Eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa ka folur për paralajmërimet që po bëhen për luftë dhe ndikimin e tyre në ekonominë e vendit.

Ai ka thënë se këto paralajmërime ndikojnë negativisht në ekonomi dhe se krijojnë pasiguri tek invensitorët.

“Paralajmërimet e fundit për luftë në aspektin ekonomik ndikojnë negativisht kuptohet, sepse rrethanat poltike ndikojnë tek rrethanat ekonomike dhe përkeqësojnë ambientin e të bërit biznes, edhe pse këtë vit ka përmirësim sa i përket apektit të bërit biznes, mirëpo rrethanat politike, nëse përkeqësohet situata politike e sidomos me theks të veçant veriu i Kosovës, ku ka ndikuar dhe ende po ndikon të krijojë një pasiguri, një panoramë jo të mirë në aspektin ekonomik, sepse çdo invensitor i jashtëm qoftë direkt ose indirekt, ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe në aspektin ekonomik sepse nuk ka siguri të investojë në Kosovë edhe ndikon negativisht edhe të investohet në sektorë të caktuar, në sektorë strategjik të cilët e rrisin ekonominë e vendit, sepse jemi në aspektin e statusit ekonomik jemi ekonomi në zhvillim jo ekonomi e zhvilluar”, ka thënë eksperti.

Bellaqa tutje ka thënë se duhet të përmirësohet situata politike në mënyrë që të mos ketë ngecje ekonomike.

“Duhet që faktorët relevant të ndikojnë që ta përmirësojnë situatën politike në mënyrë që të mos ketë ngecje ekonomike. Nëse krijohet një siguri politike jam shumë i bindur se edhe rritja ekonomike do të vazhdohet, kjo do të ndodh nëse mbështetet rritja e konsumit dhe rritja e investimeve”, ka thënë ai.

Ekspeti gjithashtu ka theksuar se kjo situatë mund të ndikojë edhe tek invensitorët e brendshëm në Kosovës.

“Nëse përkeqësohet situata sipas paralajmërimeve të kryeministrit të Kosovës, mundet të ndikojnë që edhe ata invensitorë të brendshëm të tërhiqen nga Kosova, por vet fakti që është KFOR-i këtu, ka rritje të ushtarëve të KFOR-it janë duke e monitoruar shumë mirë, falë edhe policisë së Kosovës që është shumë efikase, krahas KFOR-it, që ta mbajë nën kontroll në mënyrë që të mos ndikojë edhe në aspektin ekonomik”, tha ai për Blic.

Ai potencoi se nëse eskalon situata në aspektin politik, do të ketë një krizë të fuqisë punëtore në Kosovë.

“Një vend është i fuqishëm nëse ka një ekonomi të fuqishme, nëse eskalon situata në aspektin politik, edhe liberalizimi i vizave pritet tash në janar të bëhet edhe përkeqësohet situata faktikisht tregu i fuqisë punëtore zvogëlohet, nuk zhvillohet dhe ajo fuqia punëtore që është aktive, gjeneratat e reja dhe të mesme do të largohen nga Kosova dhe bizneset do të kenë një krizë të fuqisë punëtore që do të mbetet Kosova pa punëtor”, tha Jakup Bellaqa.

Sipas ekspertit, në muajt e fundit sipas Bankës Qëndrore Evropiane dhe të fondit monetar të Bankës Qëndrore të Kosovës, ka një rënie të lehtë të inflacionit në krahasim me muajt paraprak të këtij viti.

Së fundmi kryeministri Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë një konference të përbashkët, kanë paralajmëruar se mund të ketë një sulm tjetër, pas atij të 24 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat