Gërxhaliu: Vendimi i BQK-së për 500 eurot është anti-ligjor, rrezikojmë “eksod” të këtyre kartëmonedhave

Ekonomi

Gërxhaliu: Vendimi i BQK-së për 500 eurot është anti-ligjor, rrezikojmë “eksod” të këtyre kartëmonedhave

Më: 21 janar 2024 Në ora: 10:48
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka quajtur anti-ligjor vendimin e BQK-së për ndalimin e kartëmonedhave 500-she.

Gërxhaliu ka thënë se vendimi është marrë me ngutim dhe se dëmi do të jetë mbi sektorin privat. Për këta të fundit, Gërxhaliu ka kërkuar trajtim më të dinjitetshëm.

Profesori i ekonomisë, thekson se për vendime është dashur të ketë kampanja informuese. Ndërsa, konsideron se vendime për ndalim të kartëmonedhave mund të marrë vetëm Banka Qendrore Evropiane (BQE).

“Në rend të parë duhet të kuptohet që për vendime të tilla duhet të një kampanjë informuese paraprakisht dhe në rend të dytë vetë vendimi i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës është në kundërshtim ku është shkruar në një formë krejt tjetër dhe të nesërmen kërkohet heqja e fjalisë së parë dhe duhet të kuptohet që Kosova nuk ka të drejtë ndalimi, por ka të drejtë vetëm të zbatimit të asaj se çka është vendosur në nivele më të larta dhe niveli më i lartë është Banka Qendrore Evropiane dhe nemi dëshmitar të asaj që është falsifikim, parregullsi dhe risk”.

Edhe për arsye të falsifikimeve të parave, një trend në rritje në Kosovës, Gërxhaliu thekson se duhet të jemi më shumë të orientuar drejt digjitalizimit, shfrytëzimit të kartelave bankare sesa të merret një vendim i tillë për ndalimin e përdorimit të kartëmonedhës me prerje më të madhe.

Ish-kreu i OEK-ut ka kërkuar që për vendime të tilla të bëhen dialog me sektorin privat. “Kam dronë që është një vendim me ngutim, nuk ka pasur një debat të mirëfilltë, nuk ka pasur dialog publiko-privat, që vërtetë të informohen bizneset dhe në këtë drejtim besoj që mund të quhet edhe anti-ligjore dhe kjo me siguri se do të ketë konsekuenca në të ardhmen por kjo është dëshmia e asaj se është duke u vepruar në Kosovë por definitivisht sektori privat meriton trajtim më të denjë, të paktën nëse nuk kemi mbështetje duhet të ketë së pari informim”, u shpreh Gërxhaliu.

E shkak i këtij vendimi, Gërxhaliu ka thënë se qytetarët mund t’i dërgojnë nëpër Evropë. Kështu, sipas tij do të dëmtohet buxheti i shtetit.

“Kosova mund të bëjë grumbullimin e kartëmonedhave 500 eurove, mirëpo nuk e ka të drejtën për asgjësim të tyre sepse asgjësimi i këtyre parave është vetëm kompetencë e Bankës Qendrore Evropiane dhe në anën tjetër nëse vërtet është një periudhë kohore më afatgjate, atëherë definitivisht krahas rritjes së importit të mallrave nga jashtë, komuniteti i biznesit vendor duhet ta gjejë një zgjidhje, do të ketë ‘eksod’ të parasë të kartëmonedhave sepse pjesa dërmuese e bizneseve ato para i kanë të akumuluara në këtë formë, do të shkojnë në perëndim, do t’i këmbejnë ato dhe do të paguajnë provizion dhe prapëseprapë do të jetë i goditur buxheti dhe sektori privat në Kosovë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat