​16 milionë dollarë të Kompakt dedikohen për trajnim të fuqisë punëtore në energji

Ekonomi

​16 milionë dollarë të Kompakt dedikohen për trajnim të fuqisë punëtore në energji

Më: 18 korrik 2024 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e MCA Kosovë, me të cilët ka diskutuar për Projektin JETA dhe planet për fillimin e implementimit të tij, i cili projekt realizohet në kuadër të Programit Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit.

Me këtë rast, ministrja Rizvanolli ka theksuar se sektori i energjisë, ekonomia dhe shoqëria jonë janë vetëm të forta aq sa janë edukimi dhe trajnimi i fuqisë punëtore.

“Ato mund të jenë të forta dhe të drejta, vetëm nëse të gjithë kontribuojnë në mënyrë aktive me aftësitë, njohuritë dhe idetë e tyre, por gjithashtu përfaqësohen dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik në mënyrë të barabartë”, tha ajo.

Projekti JETA është pjesë e Programit Kompakt me MCC-në, i cili është projekti më i rëndësishëm i energjisë, ku përmes këtij projekti, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit prej 340 MWh. Programi Kompakt ka vlerën 236.7 milionë dollarë, janë 202 milionë dollarë janë grant i fituar nga Qeveria amerikane dhe 34.7 milionë të dedikuara nga Qeveria e Kosovës.

Për realizmin e Projektit JETA, janë të dedikuara 16 milionë nga programi më i madh i energjisë me MCC-në. Ky projekt ka dy objektiva kryesore, të nxisë trajnimin dhe shkathtësimin e të rinjve, të cilët mund të kontribuojnë në sektorin e energjisë, si dhe të rrisë pjesëmarrjen grave në sektorin e energjisë.

Projekti pritet të lehtësojë tranzicionin e energjisë të udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, duke krijuar mundësinë që fuqia punëtore që fitojnë shkathtësitë e kërkuara, e njëherazi të ofrohet asistencë teknike për punëdhënësit në fushën e energjisë dhe në këtë mënyrë, të rritet edhe përfaqësimi i grave në këtë sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat