ATK realizoi seminar me tatimpagues

Ekonomi

ATK realizoi seminar me tatimpagues

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar një seri seminaresh informuese për tatimpaguesit në disa regjione, me qëllim të rritjes së transparencës dhe ndërgjegjësimit për përmbushjen e detyrimeve tatimore

“Dje, në Prishtinë, Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin e Kosovës për Raportim Financiar ka mbajtur seminarin informues me tatimpagues, i cili është vazhdimësi e pesë seminareve të mbajtura në regjionet e Kosovës, i fokusuar në deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare. Ky seminar kishte për qëllim të ofronte udhëzime dhe qartësi mbi obligimet tatimore, duke ndihmuar bizneset dhe individët në përmbushjen e detyrimeve ligjore”, thuhet në njoftim.

Në këtë seminar ishte i pranishëm edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sami Salihu, i cili falënderoi tatimpaguesit për interesimin e tyre dhe për pjesëmarrjen aktive. Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të hapur dhe konstruktiv mes ATK-së dhe tatimpaguesve, duke theksuar se seminaret e tilla janë një mundësi e mirë për të adresuar sfidat, për të marrë informata të sakta dhe për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm.

“Gjatë seminarit, zyrtarët e ATK-së dhe zyrtarët e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar prezantuan informacionet më të fundit mbi legjislacionin tatimor dhe legjislacionin për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, procesin e deklarimit dhe pagesës së tatimeve, si dhe raportimin e pasqyrave financiare.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë dhe të shtrojnë pyetje mbi çështjet që i prekin drejtpërdrejt, duke kontribuar në një dialog të frytshëm dhe interaktiv, ku për të gjitha pyetjet e tyre morën përgjigje nga zyrtarët e ATK-së dhe KKRF-së.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes dhe informimit të vazhdueshëm për tatimpaguesit dhe i inkurajon ata të shfrytëzojnë këto mundësi për një përmbushje më të lehtë dhe më të drejtë të detyrimeve tatimore”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat