​Shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, institucionet flasin për rëndësinë

Ekonomi

​Shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, institucionet flasin për rëndësinë

Më: 28 prill 2025 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Pronësi Industriale ka shënuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha përmes markave tregtare kanë avancuar në ruajtjen e pronësisë intelektuale.

Ajo tha se pronësia intelektuale është e rëndësishme në shekullin e teknologjisë dhe revulucionit industrial.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Doganës së Kosovës, Driton Ademi, tha se vitin 2024 kanë pasur 148 kërkesa për veprim doganor në fushën e pronësisë intelektuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat