​Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Ekonomi

​Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Më: 16 maj 2025 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bënë të ditur se më 23 maj 2025 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin dymijë e njëzet e pesë.

Siç njofton Ministria e Financave, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet pesë vjeçar në shumën prej njëzet milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (pesë vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat