Çështja energjisë, Malushaj:Të gjitha qeveritë e deritanishme kanë dështuar

Ekonomi

Çështja energjisë, Malushaj:Të gjitha qeveritë e deritanishme kanë dështuar

Më: 29 maj 2025 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Hamdi Malushaj, kryetar i Kuvendit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, protestat e organizuara nga bizneset për çështjen energjetike, i konsideron si të rënda, ku sipas tij, të dyja palët, bizneset dhe qeveria janë humbëse dhe kundërshtojnë njëra-tjetrën.

ZRRE-ja, sipas tij, është një institucion inkompetent në aspektin profesional, e cila nuk e ka përfunduar punën të cilën është dashur kryente.

Sipas tij, të gjitha qeveritë e deritanishme e edhe kjo e LVV-së, kanë dështuar në këtë drejtim.

”E kanë sjellë situatën që problemi energjetik të jetë barrë e bizneseve, si dhe shkaktar i ngecjes ekonomike. Asnjë nga politikanët nuk konsideroj se ka fytyrë të flasë për këtë problem, sepse janë shkaktarë të këtij problemi”, tha Malushaj në ”InfoPlus”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat