Bien investimet e huaja globale

Ekonomi

Bien investimet e huaja globale

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Investimet e huaja direkte globale ranë për të dytin vit radhazi në vitin 2024, pasi mosmarrëveshjet tregtare po trondisin besimin e investitorëve.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim, në një raport të publikuar, tregon se tensionet gjeopolitike kontribuuan në uljen e investimeve vitin e kaluar, pasi krijuan pasiguri.

“Shohim një rënie prej 11%. Kjo është ajo që na shqetëson – ndikim në vende pune, infrastrukturë dhe projekte. Ky është viti i dytë radhazi që shohim të njëjtën tendencë. Ne e shohim qartë se investimet janë ndalur. Do të shohim se fundi i vitit 2025 nuk do të jetë më i mirë”, thotë Rebeca Grynspani, sekretare e përgjithshme e “UNCTAD”.

Shkak për këto pasoja negative janë tarifat e larta.

“Tarifat po ndikojnë negativisht. Normat e interesit në Evropë po ulen, por në SHBA janë ende të larta. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për borxhin në shumë prej këtyre vendeve”, shprehet Grynspani.

Sipas ekspertëve, tarifa prej 10% e vendosur ndaj shumë prej vendeve në zhvillim mund të nënkuptojë një rënie prej 20% në eksportet e tyre. Ndërsa Rezerva Federale e mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit, siç pritej, deri në nivelin 4.3%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat