Rafuna: Vendimi i Gjykatës Komerciale për ZRRE-në erdhi në momentin më të duhur

Ekonomi

Rafuna: Vendimi i Gjykatës Komerciale për ZRRE-në erdhi në momentin më të duhur

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 14:09
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vlerësoi se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të Zyrës për Rregullatorit për Energjie (ZRRE) për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë, erdhi në momentin më të duhur dhe sipas tij, do të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të bizneseve dhe të vetë qytetarëve.

“Pas një kohe shumë stresuese, pas një kohë shumë të gjatë, duke u bërë thirrje ZRRE-së dhe institucioneve të vendit, qeverisë që të gjejnë mënyra, metoda dhe mekanizëm që vendimi për tregun e lirë të energjisë të pezullohet, të shtyhet dhe të ketë një tranzicion që të përgatiten bizneset.

Vendimi i Gjykatës Komerciale erdhi në momentin më të duhur, në momentin më të mirë të mundshëm.

Ai e parandalon një dëmtim më të madh të bizneseve , rënien teposhtë të ekonomisë dhe dëmtimin e qytetarëve”, tha Rafuna për EO

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat