BE-ja vlerëson modernizimin e Doganës së Kosovës

Ekonomi

BE-ja vlerëson modernizimin e Doganës së Kosovës

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 12:22
Foto nga vendngjarja

Të martën ka diplomuar gjenerata e oficerëve doganorë në solemnitetin e organizuar me rastin e shënimit edhe të 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës, që u mbajt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefit të BE-së në Kosovë, përgëzoi Doganierët e sapozgjedhur dhe vlerësoi progresin e arritur nga ky institucion në reformimin e praktikave të saj të rekrutimit dhe të operacioneve.

“Duke mbledhur 65.5% të të ardhurave tatimore, Dogana e Kosovës ka rëndësi thelbësore për stabilitetin financiar të Kosovës.

Me ndihmën teknike të BE-së, Dogana e Kosovës po bëhet më efikase, transparente dhe një organizatë moderne e gatshme për t’u përballur me sfidat e ardhshme”, tha Palatova. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat