Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka dorëzuar padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në Gjykatën Supreme për çështjen se daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë.
Padia është dorëzuar të martën, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, vendimi për liberalizimin e tregut ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025, me të cilin të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë të obliguara të kalojnë në tregun e hapur.
Kurse, të shtunën nisi shkyçja e bizneseve që nuk kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji.