​Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Ekonomi

​Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 28 gusht 2025 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2025.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15.00 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat